Gjermani, 5 korrik 2014 – Pas gati shtatë muajve agoni dhe kontaktit minimal me mjedisin, 45 vjeçari Michael Schumacher vazhdon tani rehabilitimin larg syve të publikut.
Gazeta gjermane «Bild» shkruan se Michael Schumacher tani mund të komunikojë me gruan e tij, Corinne dhe fëmijët. Megjithatë, CNN argumenton se edhe pse piloti ka dalë nga koma, nuk është e sigurt nëse do të ketë sukses të rehabilitohet 100%.
"Ajo që torturon botën, është e njëjtë me vuajtjet e familjes Schumacher; Progresi është jashtëzakonisht i ngadalshëm, pothuajse e pasigurt. Për njerëzit që kanë pësuar lëndime të rënda në kokë si Schumacher, rimëkëmbja kërkon shumë vite", ka thënë për CNN, neuro-kirurgu amrikan Peter Chamlin, i cili shton se "muajt e parë janë kritike për të përcaktuar nëse ish kampioni i “Formula 1” do të dalë i padëmtuar nga kjo përvojë e hidhur. Me kalimin e kohës, pyetja nuk është nëse do arrijë të mbijetojë, por se si do të jetë cilësia e mbijetesës për vitet që vijnë".
Sipas një neurolog zviceran, Schumacher ka gjasa të mbetet me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës së tij. Erich Rinterer, një mjeshtër për pacientët në koma, tha për televizionin zviceran, se 45 vjecari do të varet nga ndihma e të tjerëve deri në fund të jetës së tij.
"Schumacher do të ketë një periudhë të gjatë të rimëkëmbjes përpara, sepse ka pësuar dëmtim të përhershëm të trurit. Është e suksesshme në qoftë se arrin të qëndrojë në këmbë pa ndihmë brenda tre muajve të ardhshëm dhe nëse mund të përdorë një karrocë elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm",- përfundoi Rinterer.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





