Durrës, 4 korrik 2014 – Cilësia e punimeve në shtrimin e rrugëve ka qenë një nga kritikat më të mëdha që Kryeministri Rama i ka bërë qeverisë së mëparshme. Edhe pasi mori drejtimin e ekzekutivit, Rama disa herë është shprehur mbi nevojën e vendosjes së standarteve unike në akset rrugore të vendit. Por gati një vit më pas, ato që Kryeministri i quan shatra-patra, vazhdojnë ende, siç është rasti i rrugës Plepa-Kavajë.

Kronika e Abcnews denoncon abuzimet qe po behen ne punimet permbyllese ne kete aks mjaft te rendesishem qe kalon neper zonen turistike dhe e lidh ate me pjesen e jugut te vendit. 

Investimi në rrugën prej 35km nga Plepat në Kavajë kap vlerën e 20 mln Eurove dhe ishte parashikuar të zbatohej në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë të gjithë aksit. Por në pjesën e dytë të punimeve, nga Golemi në Kavajë, gjatësia e trafikndarësve është ndjeshëm më e ulët se pjesën e parë, atë nga Plepat në Golem.