4 korrik 2014 – E rrallë, por e vërtetë! Regjistrat e shkollës së mesme “Sali Nivica” në Memaliaj janë vjedhur gjatë natës, ndërsa në muret e shkollës është shkruar: na kaloni t’ua kthejmë regjistrat.
Sipas policisë nga shkolla janë vjedhur 3 regjistra dhe dyshohet se ato janë vjedhur nga nxënësit e gjimnazit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rrallë, ndërsa gjithcka ka nisur nga verifikimi i nxënësve që rezultojnë ngelës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





