Itali, 4 korrik 2014 – Ka qenë pikërisht kjo që ka bërë një italiane, që për t’u hakmarrë ndaj të dashurit të saj shumë vite më të ri që e kishte lënë, publikon numrin e nënës së tij në një uebsite porno.

Për rreth dy muaj me rradhë, gruaja është shqetësuar në telefon nga dhjetëra anonimë që kërkonin të zhvillonin me të biseda erotike.

Pas denoncimit të bërë në polici dhe hetimeve të ndërmarra, u zbulua se siti porno e kishte marrë numrin e gruas përmes ish-të dashurës së djalit të saj.

Ish-e dashura, një 59 vjeçare që zotëron një dyqan veshjes në Ankona, kishte dashur të hakmerrej në këtë formë ndaj nënës së personit që donte, pasi kjo e fundit ishte kundër lidhjes së tyre dhe mesa duket ishte bërë shkak për ndarjen e çiftit.

Tashmë, ish-e dashura, përveç humbjes së djalit që donte, po përballet në gjykatë me akuzën e shpifjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/