Tiranë, 4 korrik 2014 – Një person i pajetë është gjetur me duar të lidhura në liqenin e Farkës. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbytjes. Kufoma eshte nxjerre nga uji nga polumbaret.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet duke dyshuar për ndonjë vrasje të mundshme, duke parë që kufoma është me duar të lidhura.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 50 vjeçarin Napolon Myrtezai, por nuk dihet ende nëse ai është vetëmbytur apo është vrarë.
Policia ka nisur punën edhe për të zbuluar përsa kohë trupi i pajetë ka qëndruar nën ujë në liqenin në periferi të kryeqytetit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





