Itali, 4 korrik 2014 – Fahri Lleshi, 26 vjeç u arrestua në shkurt 2011 për grabitje banke në bashkepunim me dy shqiptarët e tjerë, Arsilt Porjan dhe Arsen Hetën. Ai po vuan dënimin për grabitje banke në burgun e Trentos, por ai mbetet artist edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit.  Një iniciativë e policisë së burgjeve për rehabilitimin e të burgosurve nëpërmjet artit u shfrytëzua nga Fahriu për të shpalosur vlerat e tij prej artisti.

Në burgun e Trentos u vu në skenë pjesa teatrale “Uliksi dhe vela“ e frymëzuar nga kryevepra e Homerit  “Odisea“. Në kuadrin e këtij aktiviteti kulturor, pikërisht rrepistit Fahri Lleshi ju dha leje shpërblyese, që të shkonte në studion e regjistrimit “Metro Art“ në qytetin e Gardës, për të regjistruar me nivel të lartë prej profesionisti disa nga këngët e kompozuara prej tij.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/