Angli, 4 korrik 2014 – Britanikët kanë përuruar aeroplan-mbajtësen më të madhe të ndërtuar ndonjëherë prej tyre. Aeroplan-mbajtësja është pagëzuar me emrin “HMS Queen Elizabeth” për të nderuar monarken britanike.

Në ceremoninë e përurimit të këtij supermjeti luftarak ka qenë e pranishme edhe vetë mbretëresha. Në fjalën e saj ajo tha se kjo aeroplan-mbajtëse shënon një epokë të re në historinë e forcave detare dhe ajrore britanike.

Ndërkohë, Admirali George Zambellas e cilësoi anijen një simbol të fuqisë dhe autoritetit të Britanisë.

Me një peshë totale prej 65 mijë tonësh, “HMS Queen Elizabeth” është e para nga dy aeroplan-mbajtëset që do të ndërtojë Britania për të modernizuar flotën e saj detare. Për ndërtimin e këtij super mjeti janë angazhuar mbi 3 mijë punonjës dhe projektues për muaj me radhë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/