Tiranë, 4 korrik 2014 – Kryeministri Edi Rama thotë se tatimet janë një histori suksesi. Me anë të postimi në Facebbok, Rama bën një krahasim grafik mes të ardhurave nga tatimet në gjashtëmujorin e parë të 2013-s dhe të njëjtës periudhë të vitit 2014.
Në 6-mujorin e parë të vitit 2014 ka pasur rritje të ardhurash me 17.12 % ose 12 miliardë lekë më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2013. Po ashtu, në foto tregohet se muaji qershor 2014 ka rritje me 35.73 % ose 3.67 miliardë lekë më shumë se qershori i vitit 2013.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





