Indi, 4 korrik 2014 – Motrat siameze të bashkuara në gjysmën e poshtme të trupit kanë gjetur dashurinë. Ganga dhe Yamuna Mondal në moshën 45 vjeçare, janë fejuar me një mësues, Jasimuddin Ahmad.

Gjendja e tyre fizike nuk lejon që të ndahen, kështu që Ahmad pranoi të kishte dy partnere me një trup të vetëm.

“Ai na do për atë që jemi. Ishte dashuri me shikim të parë. Shpresojmë që të zgasjë sa më gjatë. Ai është një mbështetje e madhe për ne”, thonë motrat binjake.

Për shumë gjatë në fshatin ku ato jetojnë në Kalkutë, ishte krijuar bindja se gjendja e tyre fizike ishte një formë ndëshkimi hyjnor.

Prindërit e vajzave në një varfëri ekstreme, nuk patën mundësi të paguanin një operacion, kështu që ato mbetën të bashkuara.

Tashmë dy binjaket janë bërë të famshme në gjithë Indinë, pasi jetojnë prej shtatë muajsh me të njëjtin mashkull.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/