Brazil, 4 korrik 2014 – Një grup kolumbianësh shumë të njohur kanë qënë protagonist të një sherri në një restorant në Brazil. Aktori Manolo Cardona, aktorja Carolina Guerra dhe djali i gazetarit të famshëm Yamid Amat, janë filmuar teksa bënin sherr me disa brazilianë.
Gjithçka ka ndodhur pak orë para çerekfinales Brazil-Kolumbi dhe presionin i ndeshjes ka bërë që palët të mos kursejnë fjalët ndaj njëri-tjetrit dhe ku të mos mungonin as hedhjet e pjatave.
I pranishëm në vendngjarje ka qënë edhe djali i presidentit të Kolumbisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





