SHBA, 4 korrik 2014 – Pronarët e “Shooters Grill” kanë vënë një tabelë në hyrje të lokalit të tyre ku shkruhet “Armët janë të mirëpritura, por duhet të tregoni kujdes në rast se lind nevoja t’i përdorni”.
Pronarët e lokalit shprehen se kjo është një mënyrë jetese madje edhe kamarieret janë të pajisura me armë, por në lokal nuk shërbehet alkool.
Në një farë mënyre “Shooters Grill” ka ringjallur legjendën e “Far West” ku të gjithë klientët hynin në lokal të armatosur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





