Maqedoni, 4 qershor 2014 – Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara për shqiptarëve dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.
Situata ka degjeneruar para gjykatës themelore Shkupi 1, ku protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës duke nxitur reagimin e njësiteve speciale policore.
Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup, raporton Ina.
Protestuesit kanë djegur disa kontejnerë, ndërsa janë shpërndarë edhe në pjesë te tjera te qytetit.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, më 12 prill të 2012.
Protesta ka nisur para Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi terroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





