Francë, 4 korrik 2014 – Një mësuese 34-vjeçare, Fabienne Terral-Calmès, është qëlluar për vdekje me thikë nga mamaja e një nxënësi në një shkollë në qytetin Albi, në jug të Francës. Gruaja, sipas asaj që referojnë hetuesit, mbërriti në shkollë dhe vrau 34-vjeçaren përpara nxënësve të tjerë.
Ajo arriti të largohej dhe u arrestua nga policia në shtëpinë e saj. “Sot në mëngjes, një nënë ka therur me thikë përpara fëmijëve një mësuese 34-vjeçare për motive akoma ta panjohura”, – u shpjegoi gazetarëve prokurori i Albit, Klod Derens.
Sipas tij, stafi pedagogjik është munduar ta mbajë në jetën mësuesen e re, nënë e dy fëmijëve të vegjël, por ajo ka humbur jetën vetëm disa minuta pas goditjes.
Ngjarja e rende, qe ndodhi ne nje shkolle fillore, ka tronditur opinionin publik në Francë, ndërsa është komentuar nga presidenti francez, Fransua Hollande, si një “dramë e rëndë”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





