Brazil, 4 korrik 2014 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil, ku nga rënia e një mbikalimi i cili ka zënë poshtë dy kamionë, një autobus dhe një makinë kanë gjetur vdekjen dy persona dhe janë plagosur 19 të tjerë. 

Zjarrfikëset kanë nxjerrë nga autobusi dy viktimat dhe të plagosurit, por nuk kanë arritur akoma të nxjerrin makinën e zënë për poshtë. Në bordin e dy kamionëve nuk duhet të ketë pasur njerëz të tjerë. 

Mbikalimi i shembur, një nga veprat e parashikuara për Botërorin e futbollit, i cili nuk ka përfunduar akoma, gjendet në rrethinat e stadiumit Mineirao, i cili më 8 korrik do të presë një nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/