Durrës, 4 korrik 2014– Në deklaratat e pasurisë së dy deputetëve biznesmenë të qarkut të Durrësit, Agron Duka i Partisë Republikane dhe Bujar Derveni i Lëvizjes Socialiste për Integrim (mori mandatin, pasi deputeti Lefter Koka e dorëzoi atë, pasi u bë Ministër i Mjedisit) bie në sy fakti se si Duka ashtu edhe Derveni zotërojnë aksione të konsiderueshme në shoqëri të ndryshme, por edhe prona ta paluajtshme.

Në deklaratën e pasurisë së Dukës, informohet ILDKP-ja për kalimin e aksioneve të tri kompanive, vëllait të tij Armando Duka. Deputeti Agron Duka, ka deklaruar një banesë trekatëshe mbi një truall 380 m2 në vlerën 30 milionë lekë dhe si të ardhura nga aktiviteti privat si aksioner te “AIBA”, “Go-Tech” dhe “Eco-Market Food” etj.

Në deklarimin e pasurisë, Duka e informon ILDKP-në se pas marrjes së mandatit të deputetit ka emëruar vëllain e tij Armando Duka si përfaqësues të aksioneve në tri kompani. Ndërsa djali i deputetit, Andi Duka, ka deklaruar blerjen e një makine “Porsche Cayenne” në vlerën 13 mijë euro dhe 482 mijë lekë TVSH. 

Ndërkohë deputeti i LSI-së, Bujar Derveni, zotëron një numër të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme në Durrës (apartamente + lokale) të cilat i ka siguruar përmes kontratave të këmbimit. Njëkohësisht ai zotëron sipërfaqe toke bujqësore në Kavajë e Tiranë si dhe apartamente në Krujë e kryeqytet.  Në të njëjtën kohë është aksioner në disa kompani.

Me pak fjalë, përveç angazhimit të tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me një mandat 4-vjeçar, Duka dhe Derveni kanë një aktivitet të ngjeshur në fushën e biznesit, ku kanë investuar prej vitesh.

Deklaratat e pasurisë së Agron Dukës dhe Bujar Dervenit

  

AGRON DUKA (PR) 

Kur mori mandatin 

• Banesë 3 kate mbi një truall 380 m2. Vlera 30 milionë lekë (përfshi edhe vlerën e truallit). 

• Autoveturë “Mercedez” tip S320CDI, viti i prodhimit 2001. Vlera e blerjes në vitin 2001 43.131 euro. 

• Ortak te shoqëria Go-Tech, 

zotërues i 40 kuotave në vlerë nominale 423.553 lekë. Vlera 16.942.126 lekë. 

• Ortak në shoqërinë Eco market Food, zotërues i 50 kuotave me vlerë nominale 530.000 lekë. Vlera 16.942.126 lekë. 

• Ortak në shoqërinë Neë Century, zotërues i 22.5 kuo-tave me vlerë nominale 140.000 lekë secila. Vlera: 3.150.000 lekë. 

• Kam kryer aktivitet si aksioner i shoqërisë AIBA dhe kam realizuar të ardhura nga paga në këtë kompani në masën 40.000 lekë në muaj. 

• Me kontratën e dhurimit dt. 05.09.2013 të gjitha aksio-net që kam zotëruar në shoqërinë AIBA ia kam dhuruar vël-lait tim, Armand Duka. 

• Për vitin 2013 kam tërhequr divident nga shoqëria Eco Market në vlerën 3.465.714 lekë. 

• Për vitin 2010 kam tërhequr divident nga shoqëria Go Tech në vlerën 104.788 lekë. 

Fatbjana Duka (bashkëshortja) 

• Aksionere në shoqërinë B.G.R., zotëroj 1.749.75 ak-sione me vlerë nominale 21.001 lekë secili, e barabartë me 25% të kapitalit të shoqërisë. Vlera: 36.746.500 lekë. 

• Të ardhura nga paga në shoqërinë AIBA si punonjëse administrate 225.000 lekë, 1 janar-1 shtator 2013. 

Enva Duka (vajza) 

• Të ardhura në shoqërinë Eco Market si kontabiliste 154.000 për periudhën 1 janar-30 shtator 2013. 

Andi Duka (djali) 

• Autoveturë “Porsche Cayenne”, viti i prodhimit 2005, me vlerë 13 mijë euro + 482.681 lekë TVSH. Blerë me të ardhu-rat e realizuara nga babai nga aktiviteti te kompania AIBA. 

DEKLARATAT

Viti 2013 

• Të ardhura nga paga si deputet 890.728 lekë. 

 

BUJAR DERVENI (LSI) 

Kur mori mandatin 

• Apartament në Krujë, vlera 147 mijë lekë. 

• Apartament në Krujë, blerë në vitin 2001, vlera 1.2 milion lekë. 

• Shtesë apartamenti, rivlerësuar në vitin 2011, vlera 1.6 milion lekë. 

• Apartament 64 m2 në Tiranë blerë në vitin 2002, vlera 1 milion lekë. 

• Shtesë kati apartamenti legalizuar në vitin 2009, vlera 2 milionë lekë. 

• Apartament 54 m2 në Tiranë, vlera 49.500 USD. 

• Tokë arë në Kavajë, vlera 614 mijë lekë. 

• Tokë truall në Pezë, vlera 250 mijë lekë. 

• Tokë truall në Pezë, vlera 290 mijë lekë. 

• Tokë truall në Pezë, vlera 170 mijë lekë. 

• Apartament 90 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 68 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 68 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 97 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 108 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 70 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 110 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 105 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Apartament banimi 100 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Lokal 98 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Lokal 38 m2 në Durrës me kontratë këmbimi. 

• Lokal 54 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Lokal 51 m2 në Durrës, me kontratë këmbimi. 

• Garazhe copë 14, sip. 303 m2 me kontratë këmbimi. 

• Aksione në shoqërinë Derveni shpk me pjesëmarrje 100%, 25 milionë lekë. 

• Aksione 51% në shoqërinë Eurogroup Themele spe-ciale, 15.3 milionë lekë. 

• Detyrim i shoqërisë Derveni ndaj ortakut për divident dhe detyrime të tjera për t’u tërhequr, vlera 22.2 milionë lekë. 

• Detyrim i shoqërisë Eurogroup ndaj ortakut për divident dhe detyrime të tjera për t’u tërhequr, vlera 12.6 mil-ionë lekë. 

• Depozitë te Intesa nga shitja e apartamenteve, 100 mijë euro. 

• Llogari rrjedhëse, 59 mijë USD. 

• Huadhënie personi fizik në vitin 2011 në shumën 172 mijë euro dhe në vitin 2010 në shumën 106 mijë euro. 

• Gjendje cash 80 mijë euro. 

• Paga si administrator në shoqëri, 249 mijë lekë. 

• Makinë “Ford Fiesta”, 13.600 euro. 

• Të ardhurat e pagës së bashkëshortes, 39 mijë lekë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/