Tiranë, 4 korrik 2014 – Shpëtohet nga policia një 22 vjeçare e cila tentoi ti jepte fund jetës.
Burime nga policia informojnë se rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, 22 vjeçarja tentoi të hidhej nga mbikalimi te Kthesa e Kamzës.
Policia, e cila mbërriti në vendngjarje bashkë me forcat zjarrfikëse, negocioi dhe bindi vajzën që të zbriste.
Nuk dihet identiteti i vajzës së re që tentoi të hidhej, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





