Angli, 4 korrik 2014 – Ministri britanik i financave, George Osborne refuzon t’i përgjigjet një fëmije 7 vjeçar se sa bëjnë 7 herë 8.
Disa nxënës intervistonin ministrin në lidhje me ekonominë britanike, por ai refuzoi t'u përgjigjet duke thënë, “Nuk do të futem në një seri pyetjesh të tilla… kam krijuar një rregull jetësor që të mos përgjigjem në pyetje të matematikës”.
Përgjigjja e Ministrit bëri që vogëlushi të japë vetë përgjigjen. Për shmangien e pyetjes ministri është tallur në Britani. Më shumë flet videoja vetë…
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





