4 korrik 2014 – Me kafshimin e tij të famshëm, Luis Suarez u bë pjesë e shumë shakave, por ama mori edhe ndëshkimin e merituar. Megjithatë ky gjest e ka bërë të famshëm futbollistin.
Ai ka marrë oferta të ndryshme dhe një prej tyre është të jetë imazhi i hapësve të birrave. Fytyra e tij nervoze me gojën e hapur dhe dhëmbët e mprehtë është vënë në hapësin e birrës.
I veshur me fanellën e Uruguait ‘Suarezin e metalit’ mund të blini për dy euro, vetëm pas disa ditësh kur do të filloje të shitet në Evropë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





