SHBA, 2 korrik 2014 – Agjensia Kombëtare e Sigurisë në Shtetet e Bshkuara të Amerikës e njohur si NSA ka të drejtë të përgjojë 193 shtete, mes tyre edhe Shqipërinë.
Dokumenti i publikuar nga prestigjozja amerikane “Washington Post”, e cituar dhe në mediat e tjera ndërkombëtare dëshmon se përgjimi është lejuar e certifikuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Agjencive të Huaja të Inteligjencës.
Në përgjime sikurse thuhet në dokumentin e 2010, përfshihen qeveritë e 193 vendeve, fraksione dhe parti politike si dhe organizata të ndryshme.
E ndërsa lista përfshin dhe Bashkimin Europian, Fondin Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Bankën Aziatike të Zhvillimit, 4 shtete duket se janë lënë jashtë vëmendjes së NSA, konkretisht Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





