Në një intervistë për ABC News, deputeti holandez Pieter Omtzigt shprehet se  Shqipëria ka problem serioze me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë. Kjo ishte dhe arsyeja pse ai votoi kundër statusit të kandidatit.  Deputeti holande, shpjegon, se për Holandën, hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është e largët.

Pse jeni shumë kritik për ekonominë shqiptare?

 Vetë Komisioni Europian shkruan në raportin e tij, se Shqipëria nuk është një ekonomi funkisonale. Vetë ministri Timmermans tha që krimi i organizuar luan një rol të rëndësishëm në një pjesë të ekonomisë shqiptare. Unë personalisht jam anëtar i komisionit të monitorimit në Këshillin e Europës dhe ne shohim probleme serioze me demokracinë shqiptare dhe situatën e të drejtave të njeriut. Ndaj Shqipëria është një nga dhjetë vendet që janë nën monitorimin e Këshillit të Europës në këtë drejtim. Përfundimisht, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara.

E shihni vendimin e parlamentit hollandez si një mbështetje për Shqipërinë për të ecur përpara me reformat?

Unë shoh progres në Shqipëri, por vendi nuk i afrohet ende përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Kolegët e mi mendojnë ndryshe dhe ata votuan pro. Shpresoj që ata të kenë të drejtë. Por ju rikujtoj, se në të shkuarën ne kemi bërë gabime me Rumaninë dhe Bullgarinë. Ne u thamë po këtyre vendeve, filluam negociatat duke shpresuar që proçesi do mbyllej mirë në fund. Nuk ndodhi kështu. Për partinë time nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Europës. Shqipëria mund ti plotësojë një ditë kriteret dhe të bëhet anëtare e BE-së. Por aktualisht është shumë larg tyre. Shpresojmë që të bëni progres dhe të na suprizoni.

Hapja e negociatave është e largët sipas jush?

 Vetë qeveria hollandeze thotë që hapja e negociatave është e largët. Por sipas proçedurës së tanishme të politikës së zgjerimit, ne kemi rënë dakort që të hapen që në fillim kapitujt 23 dhe 24 për demokracinë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore. Janë pikërisht këto politika ku Shqipëria ka problem. Por këto kapituj janë njhëkohësisht të fundit që do mbyllen në proçesin e negociatave të anëtraësimit. Personalisht mendoj, se kur fillohen negociatat duhet të ekzistojë një vizion, se kur mund të mbyllen ato. Ministri tha se nese do hapim negociatat nuk do te fiksojme date per mbylljen e tyre. Te shohim ç'do te ndodhe.