Itali, 22 qershor 2014 – Ervin Zeqiri, 33 vjeçari shqiptar me banim në Itali u shtrua në spital në gjendje mjaft të rëndë pas një aksidenti rrugor.
Ndërsa ngiste me shpejtësi motorçikletën tip Ducati 1098s, ai hyri në kthesë dhe u përplas me murin anësor të rrethrrotullimit, duke u plagosur rëndë.
Shumë shpejt në vendngjarje arriti ndihma e shpejtë duke mundësuar dërgimin e Ervinit në spital me një helikopter ambulancë.
Mendohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po drejtonte mjetin i riu shqiptar.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





