Itali, 27 maj 2014 – Gjykata e Palermos në vitin 2004 filloi procesin penal kundër Mohamad Salim nga Bengali (Indi), sepse ai kishte të njëjtin emër si Muhamet Selimi, një shqiptar nga qyteti i Durrësit. Nga përgjimet telefonike rezultonte, që durrsaku Selimi ishte kreu i një rrjeti trafikimi klandestinësh nga brigjet shqiptare në ato italiane duke i pajisur klandestinët me dokumenta falso.
Avokati i bengalezit Salim arriti të provojë se shqiptari Selim dhe bengalezi Salim kishin vendbanime të ndryshme në Itali. Shqiptari fliste relativisht mirë italisht, kurse bengalezi dinte vetëm pak fjalë italisht. Salimi bengalez do ta kishte pasur shumë të vështirë të udhëtonte shpesh për në Shqipëri me avion dhe traget pa ditur shqip apo italisht, siç kishte bërë Selimi shqiptar. Për më tepër, që pasaporta e Selimit shqiptar rezultonte e prodhuar falso nga sistemi, sepse në atë kohë në Shqipëri pasaportat e vjetra po zëvendësoheshin me pasaporta të reja me më shumë elementë sigurie. Kishte shumë mundësi, që Selimi shqiptar mund të mos quhej fare Selim dhe madje mund të mos kishte lindur fare në Durrës.
Si përfundim, Salimi bengalez doli nga burgu me arrest shtëpie.Më vonë gjykata vazhdoi ndjekjen penale në gjendje të lirë. Vetëm pas fiks 10 vjetësh drejtësia italiane arriti ta shpallë të pafajshëm Salimin bengalez duke e quajtur arrestimin e tij si një gabim omonimie (emra të njejtë të dy personave të ndryshëm). Media italiane e ka trajtuar rastin e Salimit si shembull të drejtësisë italiane, që shtyhet përpara me hapin e kërmillit dhe që natyrisht është e standartit të lartë evropian.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





