Udhëtimi i Princit Harry në shtëpi për ceremoninë e varrimit të gjyshit nuk i rregulloi marrëdhëniet familjare me babanë dhe vëllain e tij.
Sipas vëzhguesve mbretëror, Princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.
“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriy-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshëm për gazetarët e US Weekly.
Burimi shtoi se gjatë kohës që Harry shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e Princit Philip, ai dhe Charles mezi komunikuan dhe nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre.
Pas gjërave që u thanë në intervistën e Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah-n, duket se Charles është bindur dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.





