· Është dëbuar tri herë nga Anglia dhe po kaq herë ka hyrë ilegalisht në Angli nga “autostrada” e La Manshit
DURRËS, 7 shkurt 2014 – Që nga viti 2005 e në vazhdim gjykatat angleze e kanë dënuar disa herë Bashkim Bushin për dhunë, zotërim dokumentesh false, drogë etj. Është dëbuar tri herë nga Anglia dhe po kaq herë ka hyrë ilegalisht në Angli nga “autostrada” e La Manshit. Herën e fundit ai u kap me 1 kg kokainë të pastër si dhe në banesë iu gjetën 17 000 stërlina kesh të fituara nga trafiku i drogës. Kësaj radhe gjykatësi Riçard Brej e dënoi Bashkimin me 7 vjet burg për mbajtje drogash të rënda (klasi A). Në 2005 Bashkimi u dënua për drogë me 3,5 vjet burg. Pasi doli nga burgu, u dëbua për në Shqipëri. Pasi kishte hyrë ilegalisht në Angli, në 2010 u dënua me 54 javë burg për mbajtje dokumentesh false. Pasi doli nga burgu, u dëbua në Shqipëri përsëri. Pak javë më vonë ai rihyri ilegalisht në Angli. Në janar 2013 u dënua me 16 javë burg për kërcënim personi. Pasi doli nga burgu, u dëbua në Shqipëri për t’u rikthyer ilegalisht në Angli, ku do dënohej tashmë me 7 vjet burg për mbajtje drogash të rënda.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





