Nga Qemal ZeGuri
Durrës, 13 janar 2014 – (Safo e kohëve moderne, përtej dhe brenda dashurisë për poezinë dhe për jetën- Një dashuri që nuk mbahet brenda një zemre e që shpërthen çelur në libra poetikë). Nëpër faqet e vëllimeve poetike të poetes Gladiola Busulla. “Dëshirë përsosmërie” u botue në 2007 nga AlbPAPER dhe “INANNA” në 2011 nga Medaur.
Të dy librat nuk largohen nga të nënkuptuarit dhe të qënit si dy himne; i pari për dëshirën, ëndrrën dhe ndjenjat e i dyti, për gruan, një univers i universit të natyrës, me të cilën edhe e gërsheton tërë vëllimin. Ndërsa për leximin në dorëshkrim të vëllimit të tretë për të cilin ka drejtuar vëmendjen Medaur-i dhe nën kujdesin e Profesor Matish Gjeluci, mund të themi se ai i përmbush më së miri synimet plotëruese të poetes si një Safo e kohëve moderne: poete e dashurisë së guximshme e të brishtë, me një femëroritet natyror skllavërues, poete e përcjelljes së natyrës nëpërmjet çiltërsisë shpirtërore dhe mendimit gjallues filozofik që përcjell me një fillë të artë tërë shqetësimin që prej lashtësisë dhe së fundi mjeshtre adekuate e një figure estetike shumëplanëshe dhe shumëdimensionale për nga ngarkesa dhe bukuria. Me poetët e rinj ose vjen bezdia për t’i lexuar dhe ua flak librat, ose evidentohen shtigje të reja apo përthellime të rrymave të ngulitura apo edhe të luhatura. Studiuesi nuk e ka të lehtë të flasë mbi një libër sepse nuk është lexues i zakonshëm. Ai mund të krijojë keqkuptime me nxitfoljen e tij, e jo më pak edhe me heshtjen nëse i duhet ta thotë një fjalë. Fjala kompetente është e vështirë edhe për vetë faktin se është një fjalë që mbart të vërteta të hidhura, edhe të vërteta ende të pavetrealizuara, latente, që shfaqen si fenomen në proces e sipër, krejt fluide e të pakapshme, sa duhet të kesh kujdes ta shpërfaqësh pa të fluturuar nga duart, kur në duar “këtë të vërtetë” e ke si hijen e një zogu dhe jo vetë zogun, tamam si tingullin e brishtë e të dridhshëm të një teli kitare, por jo telin, e duke mos pasur telin, ti nuk ke as tingullin sepse nuk ke ndoshta as kitaren.
Prandaj unë e kam të vështirë të flas për poezinë sepse poezia kërkon një respekt të madh, tamam si për bukurinë joshëse e marramendëse të një femre të pashoqe, që edhe vetëm lëkura e saj, jo vetëm që fletë shumë me emetimet që lëshon, por edhe kundërmon at’ sitrëndafilësinë apo qoftë edhe sigladiolësinë e saj flourore, që jo vetëm se mbulon dhe kënaqëson ambjentin, por edhe tërheq shqisat e qenieve humane mbarë dhe pa i seleksionuar paragjykueshëm. Ndoshta prandaj do të thosha, që për të qënë sa më afër realiteteve të një krijimtarie të një lloji të veçantë, më duhet të pohoj se poezitë e poeteshës Gladiola Busulla, duke më kujtuar poezinë e Safos së lashtë plot emocion e ndjenjë, ngakruar me mendim e konkluda, më bën detyrimthi të pahoj konkludimin se kjo poezi, është e gjitha një lloj poezproze, ku ngarkesa e tharmuar dhe e koncentruar e prozës është ngarkuar shprehurthi me larminë e figuarve letrare dhe, si një gonxhe që shpërthen e çelet në lule, shpërthen e çelet sintetizuarthi në poezi. Veçoria e dytë e kësaj poezie është se duke na përcjellë një kumtim në të gjitha format dhe llojet, ajo na shpërfaqë si një ekran ndjenjën e eksplorimit me një eksplorim-pohim tipik të procesit të gjërë të polemmbledhjes së asaj që është më e shtrenjta në jetën reale dhe që nuk vjen më në formën e saj, por në një formë aq tipike, sa nuk e kemi hasur kurr këtij lloji.
Përpara se të flasim për poezinë sinfoniose me një timbër muzikor të brishtë prej muzikësh që burojnë maoxartësisht e bethovianisht nga një shpirt i trishtë dhe i tepërtejetshëm me tharm genetik poezie të përjetsjhme e të përtejjetshme, duhet domosdoshmërisht të shpalosim atë polem që pret të bëhet mjalti i një vëllimi të ri dhe që tashmë është një vëllim tipik i ri poetik i kësaj Safoje të kohëve moderne. Vëtretë një libër dhe një volumitet in folio në format A4 nuk janë e njëjta gjë, për një sy të zakonshme, por për një studiues të letrave kjo nuk përbën asnjë ndryshim kur plazmimi i këtij volumiteti është i njëjtësisë plazmike të një krijimtarie të mirëfilltë estetike. Dhe ky volumitet është i tillë, sepse ka përmasat e një universi të ri të intreguar mjaft mirë nga universi i dy vëllimeve poetike të mëparshme të sipërcituara dhe që i plotëson ato në të gjitha drejtimet estetikisht dhe përmbajtësorisht. Pikërisht aty kjo zemër kaq e brishtë dhe dashurisht e lidhur me njeriun dhe universin i thotë vetes dhe njeriut në përgjithësi, me një gjuhë estetikisht të thjeshtë dhe ungjillike se ejo vetë dhe qenia njeri që ajo përfaqëson s’është gjë tjetër përveçse litota e universit, pra universi në miniaturë, jeta që lëvrinë në të në përmasëpamatshmen e saj vitale evolutive dhe revolutive e krijuar dhe e promotorruar nga dashuria e aftë ti fshijë lodhjen këtij universi të stërmadh ku ajo rivalizon brenda miniaturitetin e saj fluid që kontrollon të pakontrollueshmen e universit tjetër me femëroritetin e saj qenësore që vetëm lindet e rilinet në poezinë e mitrës biologjike e mentale mbi çdo aftësi mashkulloritive të çdo poetësie tjetër që është si një grimcë para kësaj poetësie femëroritive pjellore e bukurore, me të cilën si studiues i letrave nuk kam si të mos jem estetikmrekollorisht i zjarrmuar e djegur prej protuberancave që emetojnë një dielloritet dashuror që asnjëherë s’është parë në letrat tona ose më saktë që rrallherë dallohet shquajtërisht në letrat botërore e sidomos në tharmet e arritshme poetike.
Është diçka e brendëshme që të trullos në këtë amalgamim estetik kaq të qëndrueshëm me një bazaltikitet të rubinshëm, diamantues apo margaritaritet të pashoq, ku vërtetë zbuloj se “Unë qenia njeri, Litotë universi. Një grimcë e krijuar Për dashuri” jam dhe asgjë tjetë; e megjithatë jam diçka që ia vlenë që përjetërohem dhe përjetëroj nëpërmjet dashuirisë. Sepse kjo vjen nga zbulimet e befta poetësore gladoliane se në skajshmërinë dhe skajshmërisht gjithë botën gjenë brenda …por mbi të gjitha dashurinë. Duke kuptuar këtë universianësi timen si qenie njeri, duke e bredhur në çdo qelizë të tij këtë univers dhe duke e shijuar atë dashurisht nëpër aromatikën e tij bulzdjersore që ia fshijë me shpirtin tim vogëlsisht e madhësisht madhërishëm brishtë, zbuloj se jam një perjetësitet “arom’ e rinisë” tek “toka ime atërore”, tek ajo ku edhe fillon jeta ime universiane dhe universi i botësisë sime njerëzore. Dhe këto i kuptoj nëpërmjet dhe nëpërmes vargjeve të ngjizura universalisht nga Gladiola Busulla, ky univers femëririteti me një përmbajtësi të lartë idesh estetikbukura. Një jetë e safilluar në një koine të personalizuar aq mrekullisht me mbarsje estetike dhe motive përmbajtësore të larmishme, një jetë kaosi normal që na shpërfaq apokalipsin ku
“Bota drejt kurrkundit / shkonte”, sepse “Oqean’ i ndjenjës / shterret ngadalë” pasi vetë “Heshtja e qiellit / më flet për të” dhe “Nën shpresa të braktisura, / përpëliten retë” sepse poezia e saj është shpirt rebal dhe rebelizmi i saj të uraganon për ta këndvështruar dhe shijuar jetën dashurisht pasi “Përtej horizontit, / fajkoi rebel,/ s’e ndal/ fluturimin.” Një shpirt i vetëm por i gjithbotshëm. Një zemër rebele por e skllavëruar dashurisht. Një oqean dhe një pikë uji. Një qiell frymëmarrës dhe një sferëz vese; ja çfarë është poetja. Dhe nuk mund të mos citojmë vargjet e kësaj poezie për vesën: “Si një lëmsh i zjarrtë përndizet qielli. Retë ngjyrë zambaku, lart në qiell ndrijnë. Dhembja u venit. Ndalet dëshpërimi. Vesa pikëzon përmbi shpirtin tim.” Çfarë vese është kjo? Protuberancore? Në një hapësirë të jonizuar dashurisht?çfarë kërkon të na thotë autorja?! Asgjë? Vetëm të na fusë në mendime?! Apo të na përthithë në shpirtin e saj të brisht e të fuqishëm poezisht? Por përse e mbyllë kështu poezinë ajo, me kaq kontrast që nuk pritej? “Limonë diellor në kopshtin absurd. Ç’vetmi! Ç’fasadë e gënjeshtërt! Ç’trishtim i pafund!” Çfarë don të na thotë? Po fundja, përse të na thotë, kur ajo është një uragan ndjenjash që as vetë nuk arrin ë ta komandojë. Ajo nuk flet. Ajo buqet. Ajo nuk thotë. Ajo rrëmben. Sepse ajo është një “Legjendë / feksur / në terr / (që) ëndrrat xixon.” Sepse ajo është Erosi: “Dritë e amshuar / mbi dallgëzime!”, “Frymëmarrje e thellë, / gjer në qiell, e ngritur.” Dhe unë, si studiues e si lexues, s’mund të kem gjuhë tjetër për t’i folur lule gladiolës që i drejtohet me një pasthirrmoritet erotik lule manjolës: “Ti lule manjolë Folmë për të. Pareshtur gjelbëro Mbi mallin tim. Oaz dashurie Që ndizesh në terr, Rilind në ëndrra E prehesh në shpirt. Oh, lule manjolë! Përjetësisht një dëshirë.”
Vërtetë kjo poete që flet me këtë gjuhë kaq delikate e maturore me një maturoritet natyral, si edhe maturimi i pemëve frutore, s’është tjetër veçse “Përjetësisht një dëshirë”? Edhe s’mund të jetë tjertër derisa vetë ajo në “Dritëhijet” na pohon: “Veç një ëndërr e fundit / më mundon / Ajo që s’do të jem kurrë.” E si mund të jetë ndryshe një poeteshë e përmasave të Safos kur jeton zbulimin e madh se “Mbi tokë gëlojnë Vuajtja dhe Gëzimi. Shushurima gjethesh Nën trishtime zemrash. Ëndërrimet e vjeshtës Drejt qiellit lëshuar, Të nesërmen lindin Me yjet Njëjtësuar.” Menjëherë kjo pakuptimësi tejet e kuptimtë brenda një truri mendues e meditues, të kujton paraardhësit e Safos, Të Errëtin e Madh, Heraklitin e mendimit të endepaarritshëm. Edhe Gladiola, në mënyrën më tipike vetiake, filozofikisht dhe tejet fine, jep konkludimin se në botë gjithçka është gjithçka dhe jo vetëm diçka, ose më saktë, diçkaja e kësaj bote, në fakt është gjithçka dhe nga kjo jo që nuk bën përjashtim njeriui, por ai ndoshta është gjithçkaja ose shumëvlerësia e vetme më me kuptim që ka kjo jetë universiane.
Kjo ndodh se poeti nuk është turma; nuk është populli. Aq më tepër kur poeti është përkatësi femërore dhe e madhështisë brishtësore safosiane, ku një brez mashkulloritiv u jetëzuan në të duke u madhështuar edhe vetë prej saj, por pa ia kaluar kurrë asaj. Sepse “Kristali i zemrave / drithëron nga malli / për virtytin e humbur.” Na thotë poetja. Dhe s’ka si ndodhë ndryshe. Janë një aktualitet i gjithjetshëm vargjet e “Botë-klishe-së”: “Përtej optimizmit shtirës E smogut të gënjeshtrave, Kallp tingëllon respekti Për vlerat e harruara.” Duke përsosur formën e një ligjërimi individual drejt fjalës perfekte të poetizuar qart e sakt, krejt estetikisht poetja na shpalos jarakterin e saj të thellë të angazhuar poetik, duke na qartësuar se poeti është privilegj dhe një ndryshësi e dallueshme qartë nga populli dhe turma dhe se ai edhe pse i jep pasqyrën atyre për t’u parë se kush janë u thotë në këtë përfytyrim se çdokush prej tyre është një potencë, edhe pse derimë atë çast nuk e ka përfillur. Dhe këtu edhe pse nuk përdor një artfjalë niçeane, rishtas flet me një logjikë prej niçeje: “Mjafton një shkëndijë drite, për të kuptuar, Asgjë nuk është e kulluar. Retë përkulen siperore mbi ne. Hijet zgjaten për të na munduar. Kurse nata… Ah, ajo nuk ngurron kurrë t’ia behë. Me gjumin e saj dhe mantelin e zi. Trupat flenë. Shpirtrat në duel zgjuar. Veli i errët maskë e së keqes. Ajo lind kudo! Edhe në zbrazëtirë. Mjafton një shkëndijë drite për ta ndezur apo për ta shuar.” Është një përmasë gladoliane kozmike që bredh nga toka në qiell e nga qielli në univers, sepse me inversin ka filluar dhe aty e mbyll.
Tek pasthirrmon që dashuria e zemrës të numërojë yjet me të deklaron të vërtetën më të madhe dhe më të qartë të transit që kalon qenia njerëzore nëpërmjet zemrës dhe shpirtit të vet: “Zemra trandur nga ndjesitë, mohon arsyen.” “Yjet numëro me mua” Sa i brishtë, sa e qenë e dhe pa qenë është qenia njerëzore. Një qenje e krijuar qenjësisht nga vorbulla ndjesore që na bëjnë të prekim lumturinë duke harruar pikëllime e vuajtje, ndërsa maja gishtërinjsh qiellin arrijnë e ku dashuria ngashnjyese na pushton e krejt befas edhe tretet duke plaguar shrtin që e kishte dhe që s’e ka më dhe që e miklon si kujtim; ja prap mitika heraklitiane gjithçka shndërrohet në diçka tjetër. Dhe këtë të vërtetë vetë autorja e pohon në poezinë “Çaste të bukura”: “Format e përsosura të jetës / ngjizen. / Zgjasin / sa një pulitje sysh.” Nuk është vetëm kaq. Kjo ishte vetëm një urëpërdorje për të kaluar në atë që ajo ka shkruar më përpara e për të rikaluar edhe njëherë në vëllimin e fundit, që edhe pse nuk është larg dy të parave, serish është një kulm i koncentruar poetik. Nëqoftëse ky është një koncentrat dy të parat janë diçka tjetër me vlerë prej tharmi. Të gjithë e dimë procesin e nxënies së djathit dhe të kosit. Ashtu janë edhe poezitë e Gladiolës, poezi të nxënshme, do ti quaja unë. Është krejt e çuditshme të zbulosh se libri “INANNA” hapet me një konkludë përjetësie, ku pahohet estetikisht: “Me kulte perëndeshash/ njehsohet bukuria.” Dhe përfundon me një të tillë konkludë tjetër, në find të vëllimit: “Il Bene sconfigge il Male!/ Resuscita/ La gioia perpetua…” por edhe unë bashkë me juve pyes: A është e ndërgjegjshme poetesha për këto që kokludova? Është po aq sa është i ndërgjegjshëm tharmi që ka zënë djathin apo kosin. Pikërisht, për këtë arsye kemi art, sepse artin e vërtetë e bën pandërgjegja, ashtu si mjaltin e bën pavetëdija e bletës. Pra artin si mjaltin e bën puna si proces dhe jo si ndërgjegje. Se si spontaneiteti apo pandërgjegja jonë krijon tharme poetike të cilat me vetëdija ia kushtojmë diçkaje kurse në në vërtetat e largëta e kapriçioze na dëshmojnë diçka krejt tjetër, na e tregojnë poezi si “Tashmë të përkas” e vëllimit të parë, ku edhe vetë poetesha pohon se i këndon atij që i ësjhtë dhënë, por në fakt, çdo lexues e kritik ballafaqohet me një pohim shpirtror poetik të të dhënurit ndaj poezisë, këtij demoni që ndjek e përpjek gjithë jetën një shpirt poetik duke e skllavëruar transhendentalisht deri në amshim. Këtë, poetesha e përligj me poezinë “Demonët”: “Sa vështirë të mposhtësh demonët! Ata gjallojnë në ferrin mendor. Njerëzimi vegjeton… Mirësia – spiranca ime e shpëtimit. Në heshtje demonët sfidoj. Dashuria – frymëzimi im i madh. Në heshtje demonët sfidoj. Midis errësirës dhe frikës, Shpirti triumfoi.” Ja përse e konkludoj këtë. Sepse dashurinë njerëzore, ajo e këndon edhe të shterrueshme apo të tradhëtueshme si në poezitë “Ëmbëlsisht të përkas”, “Një zjarr është shuar”, “Rendez-vous”, “Muret e shpirtit”, “Hapat e tu”, “Trëndafilë të kuq” etj., dhe në poezinë e saj, ajo krejt pa dashur na shpalos duelin e vetëdijes me atë të neurozës që prodhon art, të pavetëdijes, të estetikës së tharmuar, si triumf i shpirtit. E gjithë poezia e kësaj poeteshe më ngjet me një esklamacion të beftë dhe të përçdogjëshëm. Kështu mbaron Innana, kështu është Mjerimi i milingonave, Këmbana, O lumturi e përnjëmendtë, Ëndërr e shkujdesur, Zjarrësisht, Zemër, Dimër, në vëllimin e dytë dhe po kështu kemi edhe në Mos më sill ngricën, Mirëmbrëma trishtim, Kujtomë, Atë që është e imja, etj.
Dhe këto pasthirrmime vijnë të tilla si: “të gjitha/ janë një/ të gjitha/ trumbetojnë/ nuk lindëm/ për urrejtje,/ …veç për dashuri”, “Ç’ditë të mbrapshta,/ plot simitime ëndërrash!// ankth’ i pafund/ në agime të voniuara!// nuk mund të përshkruhet/ mjerimi i milingonave.”, “Këmbana kumbon,/ të gjallët thërret.// Keqtingëllim i trishtë!/ të vdekurit qan.// këmbana kumbon:/ për ne.”, “O lumturi e përnjëmendtë,// së largu të dëshiroj./ me ngashërim,/ përgjërues zëri,/ të pyet serish…/ Olumturi e përnjëmendtë,”, “Ëndërr e shkujdesur,/ tejet e zbehtë/ dhe e vërtetë!/ Ç’do ditë/ shenjtërohesh nga pak/ nën vezullimin hënë argjendtë.”, “shpërfille vetminë/ dhunti e mosdashurisë./ tërësisht lëshohu/ në marrëzinë e jetës!/ dhe nëse fikesh,/ zjarrisht sërish.”, “zemër e rubintë/ mbushulluar/ në krenari./ vetmia/ nuk është/ arti yt./ besoji psherëtimës/ dhe syrit të zi.”, “Dhuromë,/ pra, dhuromë!/ një pikëz loti/ të ujësoj akullimën.”, në vëllimin e parë. Kurse në vëllimin e dytë kemi: “………E di që të kam bërë të vuash/ e ndoshta do të të bëj prapë;/ por gjithësesi, ti do të më falësh,/ se më ke në shpirtë, më ke në gjak./”, “Mirëmbërma/ net prej vjeshte…/ mirëmbrëma muzg,/ që zbret butësisht./ mirëmbrëma errësirë,/ që yjet vjen/ të ndezësh ngadalë…/ mirëmbrëma hënë e plotë,/ sonte nuk mëjoshni dot./ tashmë jam rritur!/ mirëmbrëma tundim,/ eja të pushtosh natën time!”, “Fjalë – ajër, dritë, muzg i jargavantë…/ ejani të zbusni vrazhdësinë e jetës sime!/ ejani të ndizni dëshirat! Ejani të zhdukni dyshimet!/ ejani në heshtje, ngadalë/ të më ringjallni harenë…/ fjalë, të ëmblat fjalë!”.
Krijimim poetik nuk është një një dritësi, një rrugë e shkelur, një rrugë e shtruar; çdo krijim poetik është një shteg i ri dhe një udhë e re. Poeti në vorbullën e krijimit poetik është në një labirinth të parrugëdale, në një errësirë të plotë ku hëna del vetiu, pa e thirrur kush dhe pa e ndalur kush. Në këtë labirinth të errësirtë, ku poeti shtatëzanon është shpirti ai që triumfon, sepse shtatzanimi i tij është mental. Edhe poetesha Gladiola Busulla në një gjendjesi të tillë, arrin të kuptojë dhe të na bëjë me dije se shpirti është ai që triumfon. Dhe ky është një pohim pasthirrmativ i qartë dhe i fuqishëm që nxjerr në pah se pothuajse në masë të madhe, poezia e saj është esklamative. Por, serisht, nuk është vetëm kjo. Këto pasthirrmime esklamative janë origjinalësisht tipike krijime apo sjellje të reja gladoljane. Sidomos kjo dukuri evidentohet më tej tek vëllimi i dytë poetik i saj “INANNA”.
vijon ……





