DURRËS, 5 janar 2014 – Ende fshatarët e Kavajës nuk kanë mësuar se në portin e Durrësit është bërë rutinë kapja e kanabisit të fshehur në makina. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 janar 2014 ora 23.30 u arrestua Leonard B., 32 vjeç, banues në fshatin Kryevidh Kavajë. Rreth orës 20.00, në pikën e kalimit kufitar (në terminalin e trageteve) u veçua për kontroll një “Iveco” kamionçinë me targa DG761KT. Gjate kontrollit fizik, në 4 gomat e tij u gjetën dhe u sekuestruan 26.2 kg kanabis. Automjeti do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës së Barit Itali.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/