DURRËS, 5 janar 2014 – Nuk mjafton që i jepte “Fordit” pa patentë, por me furgon transportonte dru të prera pa leje në pyjet e Ishmit. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 janar 2014, ora 18.00, u arrestua Mir A., 33 vjeç, nga fshati Bizë i komunës së Ishmit. Rreth orës 10.00 paradite, në fshatin Kullë të bashkisë së Sukthit u kap duke drejtuar një “Ford” furgon me targa DR1309 E, pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Për më tepër, makina ishte e ngarkuar me lëndë drusore të prerë pa leje nga L. C., 52 vjeç, banues në Ishëm, për të cilin filloi procedimi penal në gjendje të lirë. U sekuestruan lënda drusore dhe automjeti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/