Studiuesit amerikanë thonë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të orëve të gjumit dhe kilogramëve të masës trupore.
5 janar 2014- Një studim i realizuar kohë më parë ka analizuar mbi 18 mijë persona dhe ka vërejtur se mungesa kronike e gjumit mund të shtojë oreksin dhe për pasojë edhe kilogramët e tepërta.
Rezultatet kanë vërtetuar se personat që flenë më pak se 6 orë në ditë kanë 23 për qind më shumë mundësi të jenë obezë krahasuar me ata që flenë nga 7 deri në 8 orë në ditë.
Për personat që flenë më pak se 5 orë, gjasat për obezitet shkojnë në 50 për qind, ndersa ata që flenë më pak se 4 orë në ditë kanë rrezik 73 për qind më të rritur.
Studiuesit thonë se mungesa e gjumit ndikon në uljen e leptinës, një proteinë se cila është përgjegjëse për uljen e oreksit dhe ndjenjën e ngopjes. Por mungesa e gjumit ndikon edhe në rritjen e niveleve të grelinës, një tjetër proteinë e cila shton oreksin dhe ju nxit të hani.
/Mjeku.Net/





