Edhe një herë shqiptarët kanë arritur të dëshmojnë se muzika jonë është e nivelit më të lartë, aq e nivelit të lartë sa që ka hyrë në historinë e festivalit më të rëndësishëm muzikor evropian.
5 janar 2014 – Kënga “Suus” nën interpretim të Rona Nishliut dhe kompozim të Florent Boshnjakut, arriti që në vitin 2012 të zë vendin e pestë në Eurovision, duke mahnitur botën e muzikës evropiane dhe botërore me vlerat e interpretimit dhe vet këngës.Nuk ka vonuar dhe kjo kende futet ne top 20 të 250 këngëve më të mira në histori të Eurovisionit, apo më saktësisht në vendin e 12-të. .
Prapa Ronës kanë mbetur edhe këngë që konsiderohen legjendare në rajonin ballkanik si “Nije Ljubav Stvar” nga Zeljko Joksimovic dhe “Lejla” nga Hari Mata Hari. Vendin e parë në këtë listë e zë fituesja e Eurovisionit 2012, Loreen me këngën “Euphoria”. Më pas radhiten disa prej fituesve të edicioneve të kaluara, e vendin e tetë e zë Helena Paparizou me këngën “My Number One”.





