5 janar 2014 – Ndonëse është mjaft i vështirë për tu pranuar si fakt, problemi me format trupore është shndërruar ne një problem mendor dhe psikologjik. Më konkretisht është "Daily Mail", që ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij fenomeni që po bëhet gjithnjë edhe më shumë prezent në shoqërinë tonë.

Themi kështu, pasi janë të shumta gratë te cilat kanë marrëdhënie të këqija me trupin e tyre. Si rrjedhojë, ato nuk e pranojnë këtë fakt, madje deri në atë pikë sa të mos zhvishen qoftë edhe përpara bashkëshortëve te tyre.