5 janar 2013 – Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, nën veprën penale të abuzimit seksual me fëmijë të mitur. Shtetasi Ndriçim Kalmi, 62 vjeç, banor i lagjes “Qemal Stafa” eshte prangosur sot,  pasi akuzohet për vepra të turpshme me një 12 vjeçare. Ky person është akuzuar edhe për tre raste më parë, per abuzim seksual. Sipas policisë, mësohet se ai shfrytëzonte pikërisht ashensorët për ngacmime.