4 janar 2014- Është ndarë nga jeta ambasadori i Shqipërisë në Poloni Florent Çeliku, i cili prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ministria e Jashtme i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe gjithë të afërmve të Çelikut, ndërsa bën me dije se nesër nga ora 13:00-14:00 do kryen edhe homazhet në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Ambasadori Florent Celiku është ka qenë anëtar i Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1992 dhe mbante gradën më të lartë personale Diplomatike: Ministër Fuqiplotë. Ambasadori Çeliku është diplomuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës me konvalidimin e nivelit Master dhe në Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA). Ai ka patur bashkëpunim intensiv me institucione prestigjioze shkencore, kulturore, arsimore shqiptare dhe të huaja, përfshi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, universitete shqiptare, institucione polake, austriake, franceze. Përpara vitit 1992, ka punuar në Akademinë e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe pedagog i jashtëm në UT , Fakulteti Filologjik.
Para se të emërohej Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Ukrainë, Lituani, Estoni dhe Letoni, Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv/Minstrit të Punëve të Jashtme.





