4 janar 2014- Policia ka vënë nën hetim tre mjekë të spitalit të Fierit,Marjon Sinani, Drini Nallbani dhe kirurgu i gatshëm, Julian Malaj, pasi nuk kanë njoftuar policinë për ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e Vranishtit, kur i plagosuri është dërguar në spital.(shih linkun http://www.durreslajm.com/aktualitet/vlor%C3%AB-makina-bie-nga-ura-n%C3%AB-p%C3%ABrpjekje-p%C3%ABr-t%E2%80%99i-shp%C3%ABtuar-policis%C3%AB-humb-jet%C3%ABn-27-vje%C3%A7ari)
Por, sipas kirurgut Julian Malaj, i plagosuri ka deklaruar se i kishte marrë plagët pasi kishte rënë nga gomari, ndërsa pak momente më vonë, në spital është paraqitur policia.Mësohet se trupi i 27-vjeçarit është dërguar në banesën e tij në fshatin Varibobë, fshehurazi nga dy persona të paidentifikuar, për të fshehur ngjarjen e ndodhur. Policia ka shkuar në banesën e viktimës dhe ka tërhequr trupin e tij, duke e çuar në morg, për të bërë autopsinë, nëse ai ka vdekur në aksident apo ka humbur jetën në rrethana të tjera.





