VLORE, 4 janar 2014 – Dy të rinj që udhëtonin me një automjet fuoristradë, nuk i janë bindur urdhrit të policisë se Gjirokastres për të ndaluar. Kjo mosbindje  ka rezultuar fatale për jetën e njërit prej tyre. Dy të rinjtë, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por kane zgjedhur per te kaluar ne nje rruge rurale qe lidh Gjirokastrën, Tepelenën dhe Vlorën. Patrulla i është vënë pas makinës, por nga  shpejtësia ata kane përfunduar poshtë urës së Vranishtit në Vlorë.

Behet më dije se keta persona jane transportuar  nga Vranishti në familjen e tij në Fier nga persona te panjohur. 27-vjeçari Robert Koçia ka humbur jetën si pasoje e plageve te marra, ndersa Amarildo Koçia 19 vjeç eshte transportuar në spitalin e Fierit, po nga keta persona te panjohur,  për të humbur gjurmët, sepse ne automjetin me te cilin udhetonin  jane gjetur një sasi lëndë narkotike të llojit kanabis.  Kjo shpjegon vendimin të rinjve për të mos iu bindur urdhrit të policisë.