4 janar 2013- Policia e Kryeqytetit po vijon punën e saj mbi vendosjen e masave administrative në drejtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në kuadër të kësaj nisme policia, u bënë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ku mos respektimi i të cilave përbëjnë shkak të ngjarjeve të ndryshme aksidentale. Kontrollet do të vijojnë në zbatimin me rigorozitet të sinjalistikës rrugore, vendosjen e rripave të sigurimit, mos përdorimin e celularëve përgjatë drejtimit të mjetit, parkim të gabuar apo parkim dysh, si dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Vetëm për muajin Dhjetor 2013 Shërbimi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë vendosur në total 20 934 masa administrative, nga këto :

Masa administrative për konsumim të alkolit 88 masa me 82 persona të arrestuar në kushtet e flagrancës ;
Masa administrative për Ecje me shpejtësi të tej normave të lejuara 35 masa;
Masa administrative për mos zbatim të semaforit 40 masa ;
Masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit 5834 masa ;
Masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse 353 masa;
Masa administrative për parakalim të gabuar dhe ecje me shpejtësi 1637 masa ;
Masa administrative për qëndrim të gabuar 9916 masa;
Masa administrative për përdorim të celularëve gjatë drejtimit të mjetit 100 masa;

Sa sipër, shërbimi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës ku për shkak të ngricave apo lagështirës, përbëjnë shkak të ngjarje aksidentale. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akse të ndryshme rrugore në qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.