KAPSHTICË, 4 janar 2014 – Tashmë shqiptarët qe ishin për pushime ne Shqipëri per rasttin e festave te fundivitit, po kthehen persëri në vendet ku ata punojne dhe jetojne. Pothuajse cdo vit nga ana e palës greke hasen te njejtat probleme,  duke krijuar radhe te gjata me makina që presin te kalojne për ne anën tjeter të kufirit. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës edhe ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Policia doganore bën me dije se vonesat po krijohen nga pala greke pasi ajo po punon vetëm me dy sportele.