Pas një grindje për motive banale mes dy adoleshentëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 18 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” pranë parkut “Rinia” të qytetit të Elbasanit.
Burime nga policia bën me dije se i riu ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është çuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ku bluzat e bardha informojnë se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes Gj.Rusta 18-vjeç, i cili do të merret në pyetje për të zbardhur motivet e plota të ngjarjes.





