DURRËS, 3 janar 2014- Një fëmijë i moshës 8 vjeçare është gjetur nga policia pasi ka humbur rrugën për në shtëpi dhe nuk kthehet dot pranë familjes. Fëmija thotë se quhet Elidion Boboçi.
I mituri rrëfen se i është shkëputur të atit nga dora gjatë shëtitjes në qytet dhe nuk ka mundur ta gjej më. Policia i bën thirrje familjarëve të shkojnë të marrin fëmijën. 8-vjeçari ndodhet në komisariatin e policisë. I mituri ka dhënë detaje se jetojnë si emigrantë në Itali dhe e kanë shtëpinë pranë stadiumit.





