TIRANE, 3 janar 2014 –  Balkanweb shkruan se nje numer i madh shqiptaresh lene çdo vit shtetesine shqiptare duke preferuar një shtetësi tjetër. Ky është synimi i disa mijëra personash brenda vitit. Cdo vit të paktën 760 persona lenë shtetësinë shqiptare për të marrë atë të një vendi tjetër. Kryesisht personat që lënë shtetësinë shqiptare marrin shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian. 

Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët nën varësinë e Ministrisë së Brendshmë i është përgjigjur interesimit të televizionit News24 lidhur me shifrat e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar të lënë shtetësinë shqiptare përgjatë 5 viteve të fundit. 

Sipas të dhënave zyrtare për vitet 2008-2013, ministria e Brendshme bën me dije se janë paraqitur 3808 aplikime për lënie shtetësie. (595 aplikime i përkasin vitit 2013). Dosjet e aplikimeve për lënie shtetësie pasi shqyrtohen dhe verifikohen për përmbushjen e kritereve dhe procedurave ligjore nga Ministria e Brendshme i paraqiten si propozim miratim Institucionit të Presidencës që vendos më pas dekretimin ose jo të kërkesës së qytetarëve. 

Nga ana tjeter nga Presidenca behet me dije se nga dosjet e paraqitura në 5 vitet e fundit për lënie shtetësie shqiptare vetëm një numri shumë të vogël nga këta përsona iu është refuzuar kërkesa për lënie shtetësie dhe kjo për shkak të mos përmbushjes së procedurave ligjore ose për shkak të problemeve me organet e drejtësisë në vend. 

Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia mund të paraqitet nga çdo shtetas shqiptar në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare” 

Pergjigjia e Ministrise se Brendshme: 
1.Pranë Drejtorisë për Shtetësinë dhe Refugjatët, për vitet 2008-2013, janë paraqitur 3808 aplikime për lënie shtetësie. (595 aplikime i përkasin vitit 2013) 

2.Ministria e Punëve të Brendshme me përmbushjen e kritereve dhe procedurës ligjore, pasi shqyrton aplikimet vendos të paraqesë përpara Institucionit të Presidencës propozimin për miratim. 
Të gjitha kërkesat e aplikuesve të gjetura konform ligjit e procedurës janë përcjellë nga Ministria e Punëve të Brendshme pranë Institucionit Dekretues. 

3.Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Shtetësinë e Refugjatët, nuk refuzon por shqyrton dhe kthen aplikimin (kërkesën) për plotësime të përcaktuara nga ligji dhe me plotësimin e tyre,duke i gjetur konform ligjit, i propozon për miratim. 

4. Kërkesën e katërt e gjejmë jashtë kompetencave të punës së kësaj Drejtorie. Në nenin 19, të ligjin nr.8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, përcaktohet se: “… Ministria e Rendit Publik vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë pranë Presidentit të Republikës”. 
Referuar dispozitave të mësipërme, Ministria e Punëve të Brendshme shqyrton, verifikon dhe vendos për paraqitjen e kërkesës për miratim e Dekretim në Institucionin e Presidentit. 
Lidhur me Drekretimet e shtetasve nga Institucioni Presidencës ato paraqiten në faqen zyrtare.

Sipas Ligjit
Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia mund të paraqitet nga çdo shtetas shqiptar në mbështetje të nenit 92, pika “c” të Kushtetutës, të neneve 15, 19 dhe 20 të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare” 
neni 15 
Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai plotëson kushtet e mëposhtme: 1. Ka mbushur moshën 18 vjec. 
2. Nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj. 
3. Eshtë rezident në një shtet të huaj. 
4. Nuk është në ndjekje penale për vepra penale, për të cilat, sipas legjislacionit 
shqiptar, parashikohet dënim me burgim jo më pak se 5 vjet. 
5. Nuk ka detyrime ligjore ndaj autoriteteve shtetërore, personave juridikë dhe 
fizikë. 
Vendimi për njohjen e faktit të heqjes dorë nga shtetësia shqiptare mund të revokohet, 
kur vërtetohet se ish-shtetasi shqiptar, me vetëdije, ka përdorur të dhëna të pasakta ose 
dokumente të falsifikuara per lenien e shtetësisë . 

Neni 19 
Ministria e Rendit Publik brenda 6 muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës së individit, në bazë tie kushteve të përcaktuara në ketë ligj për fitimin, rifitimin ose humbjen e shtetësisë shqiptare, vendos për paraqitjen ose jo të kërkesës për fitimin, 
rifitimin ose humbjen e shtetësist pranë Presidentit të Republikës. 
Kërkesa e Ministrisë së Rendit Publik shoqërohet me dosjen e plotë individuale te kërkuesit. Vendimi për bërjen ose jo të kërkesës nga ana e Ministrisë së Rendit Publik i bëhet e njohur subjekteve të interesuara, të cilat, në rast se nuk jane dakord me përmbajtjen e tij, mund të ngrenë padi në gjykaten e rrethit Tiranë. 

Neni 20 
Presidenti i Republikes, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t'u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e 
paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur proceduren e mësipërme. 

Emrat e disa prej personave qe kane lene shtetesine shqiptare per vitin 2013
Nr. 8392, datë 18.11.2013 
U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 
1. Bledar Agron Kallfa 
2. Nisida Isan Baholli 
3. Eduart Ramazan Qoku 
4. Doriana Spiro Mhilli 
5. Denis Murat Coban 
6. Lulzime Jahe Jolla 
7. Kristi Marko Xhavara 
8. Erjona Gjon Gayer (Gropçaj) 
9. Ardian Bali Xhema 
10. Shirli Themistokli Polena 
11. Adon Ardian Xhema 
12. Klaudia Mustafa Opri 
13. Daniela Mustafa Opri 
14. Vanina Vasil Kureta 
15. Iva Astrit Ikonomi (Hasanaj) 

Nr. 8393, datë 19.11.2013 
U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: 
1.Erinda Fatmir Shakaj 
2.Gent Ahmet Gjeçi 
3.Aqif Enver Jaho 
4.Hysnije Qamil Jaho 
5.Arlind Bajram Perizi 
6.Tonin Pavlin Vata 
7.Eglantina Xhevair Udech (Nazaj) 
8.Ardiana Ramazan Hasniqi (Ftoni) 
9.Silvana Agim Murati (Kamberi) 
10.Sherif Safet Selamaj 
11.Xhemal Sinan Bega 
12.Liljana Dervish Knupfer (Mysja) 
13.Blerta Nikollaq Rista 
14.Redian Dashamir Arapi 
15.Aleksandra Kristaq Lörsch (Pali) 
16.Majlinda Hekuran Rrenga 
17.Ilda Adli Baholli 
18.Diogjen Trifon Bardhi 
19.Sofika Thoma Bardhi (Jupe) 
20.Kristina Diogjen Bardhi 

Nr. 8291, datë 13.8.2013 
1. Julinda Lavdosh Muhametaj 
2. Gëzim Nikoll Volaj 3. Mira Miqan Zllatiçanin (Kerstoja) 
4. Mirela Arso Zllatiçanin (Kerstoja) 
5. Voin (Vojin) Tosho Matanoviq (Dimnaku) 
6. Franko Puka 
7. Fatmir Enver Shehu 
8. Altin Zyhdi Bajri 
9. Gent Skënder Barbullushi 
10. Albert Muharrem Hidri 
11. Artur Hysen Metalia 
12. Eni Pellumb Kumbaro 
13. Arnisa Olsi Kotte 
14. Arben Hasim Duzha 
15. Adhurim Myrtezan Shametaj 
16. Aeta Adhurim Shametaj 
17. Lindita Faslli Qevani (Baho) 
18. Erkan Durim Qevani 
19. Angjelina Njac Schwenk (Haxhija) 
20. Kujtim Muharrem Zhegu 
21. Dorian Roland Xhoxhi 
22. Ivan Janko Zllatiçanin (Kerstoja) 
23. Fatos Sefer Demaj 24. Brunilda Llazar Fani