3 janar 2014 – Është arrestuar në qytetin e tij të lindjes Shkodër pasi është dënuar me 13 vite burg për tentativë vrasje ndaj Rodjan Rucit, anëtar i bandës së tij rivale me të cilin u përball në 29 mars ngjarje në të cilën mbeti i vrarë edhe një murator, shtetasi Nik Kodra.

“Ishte në shtëpi me nënën dhe babanë në qytetin e Shkodrës. Kur brenda 10 minutash ka hyrë në derë policia. Nuk mund të jesh i sigurtë as në Shqipëri.” – kanë qenë fjalët e para të Nik Kodrës kryetar i një grupi kriminal në Itali.

30 vjeçari ishte arratisur dhe kërkohej nga Interpoli dhe policia shqiptare. Facebook-u ka ndihmuar në gjetjen e vendndodhjes së tij. Kodra ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto ku tregohej një liqen dhe pas hetimeve që policia i bëri fotos u arrit të kuptohej se bëhej fjalë për liqenin e Shkodrës dhe se i shumëkërkuari mund të fshihej në këtë qytet. 30 vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Shkodër për tu ekstraduar më pas në Itali.