TIRANË, 3 janar 2014 – Sipas televizionit “Ora News”, persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur automjetin e një filiali banke. Ngjarja ka ndodhur pranë rezervuarit të Ulzës në Shkopet të Matit, ku grabitësit kanë rrëmbyer mjetin me të cilin banka transportonte paratë. Shoferi i mjetit ka bërë denoncim në komisariat, sipas të cilit personat e armatosur i kanë marrë me dhunë 200 mijë lekë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





