KORCE, 31 dhjetor 2013 –  Eshte nxjerrë i pajetë nga në prej galerive të braktisura  në minierën e Lozhanit në Korçë trupi i Mirjan Bushi-t , 27 vjeç. 

Bllokimin i tij në galeri, e denoncuan mbrëmjen e djeshme  familjarët. 27- vjecari kishte hyrë në minierë që prej mesditës së të dielës, për të nxjerrë skrap. Një shembje e galerisë ka rezultuar fatale për jetën e tij. Varferia e kishte detyruar te futej ne minieren e braktisur, per nxjerrjen e hekurave dhe shitjen e tyre per skrap.