DURRES, 30 dhjetor 2013 – Gazmir Marku, autori i plagosjes së një polici në Durrës është vrarë mbrëmjen e sotme gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale të policisë. Vrasja ndodhi  rreth orës 20:45 minuta pranë një banese në zonën e Kënetës. 
Policia ishte vënë në ndjekje të Gazmir Markut, i cili të shtunën vonë plagosi me armë zjarri policin Agron Halilaj, shih (http://www.durreslajm.com/aktualitet/durr%C3%ABs-plagoset-oficeri-blu-5-mij%C3%AB-euro-p%C3%ABr-gjetjen-e-autorit) 
Në momentin e aksionit, Marku ishte i armatosur dhe hapi zjarr ndaj forcave te policise. Ndryshe nga dy dite me pare ku Marku u arratis, ne mbremjen e sotme nuk pati te njejtin fat,  por u eliminua nga forcat speciale te policise.

/agjencia e lajmeve Dyrrah /