TIRANE, 30 dhjetor 2013  – Edhe pse Presidenca ishte në listën e institucioneve që shprehën pakënaqësitë për project/buxhetin 2014 , Presidentit Bujar Nishani dekretoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament, kreu i shtetit hodhi sot firmën mbi dekretin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 

“D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI  DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në dekretin e Presidentit.

Maxhoranca miratoi të shtunën në mbrëmje, me 82 vota pro dhe 29 kundër të opozitës, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm , pas një seance parlamentare e cila  zgjati rreth 8 orë.
Kryeministri  Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.  Nga ana e saj, opozita deklaroi se me buxhetin e vitit të ardhshëm Shqipëria bie në krizë ekonomike.