30 dhjetor 2013- Global Post shkruan se hera e fundit që policia tentoi të hynte në Lazarat, u përballen me të shtena armësh si në një luftë të vërtetë. Lazarati, është i njohur si kryeqyteti i drogës në Shqipëri, famëkeq për kanabisin dhe mosbindjen. Nga vjeljet vjetore fitohen pothuajse 6 miliardë dollarë, sipas policisë italiane. Edhe pse autoritetet vendore e kundërshtojnë këtë shifër, ata pranojnë se prodhimi i marijuanës po lulëzon, shkruan Global Post.

Gjithashtu Global Post shkruan se fitimet nga kultivimi i kanabis-it në Shqipëri janë më shumë se gjysma e GDP-së së shtetit. Pra për këto arsye, Lazarati ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2013-të nga shumë media botërore.

http://www.globalpost.com/dispatch/news/regions/europe/130815/europe-marijuana-capital-lazarat-albania