30 dhjetor 2013- Piloti i Formula 1 Michael Schumacher është aksidentuar rëndë ditën e djeshme teksa ka qenë duke bërë ski. Ngjarja ka ndodhur në Alpet Franceze të Meribelit.44-vjeçari shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po bënte ski në Meribel në Alpet franceze kur është rrëzuar dhe ka përplasur kokën. Piloti është çuar në gjendje të rëndë në spital dhe sipas mjekëve ka marrë dëmtime të mëdha në kokë.Burimet shëndetësore të spitalore për BBC bëjnë me dije se gjermani ndodhet në gjendje kome dhe se do ti nënshtrohet menjëherë një operacioni në kokë. Schumacher ishte duke qëndruar në një vilë luksoze në vendpushimin e cila është një nga më të preferuarat e elitës të pasur të Evropës. Ai është një skiator i pasionuar.





