30 dhjetor 2013- Një aksident i rende, me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Një mjet i tipit furgon është përplasur me një automjet tip Benz pranë fshatit Gosë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur, një burrë, një  grua dhe 2 vajza të reja, të cilët dyshohen se janë pjesë të të njëjtës familje. Të plagosurit,  janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.