29 dhjetor 2013- “Google Panoramio” ka nxjerr disa nga qytetet më të fotografuara për këtë vit.Sipas këtij shërbimi tre nga pesë vendet më të fotografuara në botë janë nga Evropa.Qyteti më i fotografuar në botë është Nju Jorku, ndërsa në vendet të dytë vjen Roma, në të tretë Barcelona, në vend të katërt Parisi dhe në vend të pestë Stambolli.Harta me të verdhë tregon vendet që janë fotografuar më shumë, në protokalli më pak, rozë dhe pastaj në vjollcë me pak të fotografuara.

Në Britanine e Madhe, Londra është qyteti më i fotografuar, i ndjekur nga Dublini, Stonehenge, Brajton dhe Bath.

Por kryqyteti i Britanisë nuk mundi të futej në pesëshën e qyteteve më të fotografuara në Evropë, i cili përbhejë nga Roma, Barcelona, Parisi, Stambolli dhe Venecia.

Në Amerikën veriore qytete më të fotografuar janë, Nju Jork, Niagara Falls, Çikago, San Francisko, Havana.

Kurse në Amerikën e Jugut në vendet të parë është buenos Aires, San Paulo, Meksiko City, Ipanema.

Në Azi vendi më i fotograuar është Shangai, Pekini, Koulon, Tokio, Bangkok.

Në Afrikë është Johanseburg, Ethekuini, Qyteti i Simonit, Kruger Park, Knysna Heads. “Panoramio” mund të shihet nga “Google Earth” ose “Google Maps”.