29 dhjetor 2013 – Sokol Balla është fotografuar këto ditë në dy variante jashtë studios televizive, atë të veshjes së tij të përditshme dhe momentet pak para daljes në “Top Story”. Drejtuesi dhe autor i këtij programi politik në “Top Channel”, shijen e tij të guximshme për veshjen e ka demonstruar edhe në program, ku bie në sy më shumë për kravatat dhe këpucët. Por duket se ka një afeksion  të veçantë për kuadratet dhe stofin skocez, aq sa në këtë veshje që shihni, nuk është mjaftuar me pallton e dizajnuar me to, por ka preferuar që edhe pantallonat t’i veshë me kuadrate. E, përveç veshjes, nuk mund të mos komentojmë dy gishtat që Balla i ka treguar fotografit, një gjest ndoshta paksa ironik ky i Ballës, pasi bindjet e tij të majta ai i ka shfaqur hapur. Për të kaluar në një tjetër aspekt të jetës së tij në televizion, ju tregojmë foton majtas, të postuar nga vetë Balla pak para emisionit të së enjtes, “Top Story”. Ai ka realizuar këtë foto me shpinë me Kryeministrin Edi Rama, në momentin që po grimoheshin. Së fundi, Sokoli e ka bërë zakon të dekonspirojë momente pas kamerave me të ftuarit e tij të rëndësishëm, pak para fillimit të emisionit.  

/panorama plus /