DURRËS, 27 dhjetor 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 27 dhjetor 2013, ora 7:00:20 GMT ose ora 8 e 20 sekonda (koha e Shqipërisë +1GMT), një tërmet të lehtë me forcë M=2.8 dhe me epiqendër në thellësinë 7 km. Sizmologët e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit e kanë lokalizuar vendndodhjen e dukurisë tektonike në Krrabë, 10 km në vijë ajrore në veri të qytetit të Elbasanit, në koordinatat 41.23°V, 20.04°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Sipas Google earth, ngjarja sizmike (shih foton satelitore, shigjeta e gjelbër) ka ndodhur në afërsi të rrugës Elbasan-Tiranë, në fshatin Mollagjesh(shih hartën nr. 2, pika e kuqe) të komunës së Funarës, rrethi i Elbasanit, në lindje të tunelit të Krrabës. Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.  

Info

Komuna Funar ka në përbërje fshatrat: Branesh, Bixellë, Preçë e Sipërme, Cërujë, Korrë, Mollagjesh, Krrabë e Vogël, Preçë e Poshtme, Stafaj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/